Fundjava sjell destabilizim të motit dhe rënie të temperaturave

19 gusht 2022 | 12:59

Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë do të ketë destabilizim të motit dhe rënie të temperaturave.

“Priten rrebeshe shiu e bubullima, lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri”, ka njoftuar Prishtina Weather.

“19.08.2022 – Të nxehtit ekstrem arrinë kulminacionin ditën e sotme, e përgjatë fundjavës po pritet destabilizim i theksuar i motit. Të shtunën fillimisht mbetet nxehtë, por që nga pasdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht do të ketë edhe stuhi shiu apo edhe breshëri. Kushte për zhvilime të stuhive me shi mund të priten edhe ditën e diel, derisa temperaturat pësojnë rënie”.

Sipas Prishtina Weather, mot jostabil do të mbetet edhe përgjatë javës së ardhshme, me vransira të ndryshueshme dhe të reshura shiu kohëpaskohe, e orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh me bubullima.

“Cilësa e ajrit pritet të shënojë një përmirësim me motin dinamik, me të reshura e kohëpaskohe edhe me erë, që mbanë ndotësit ajror të shpërndarë, e indeksi mbetet më shumë në vlera të pranueshme dhe të mira”, ka njoftuar Prishtina Weather.
Kjo faqe e motit, ka njoftuar se më 20 gusht, moti do të jetë kryesisht me vransira, nxehtë dhe zagushi. Ndërkaq pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e lokalisht edhe stuhi shiu apo edhe breshëri.

“21.08 – Vransira e intervale me diell, më freskët. Pasdite me rrebeshe e bubullima. 22.08 – Vransira e intervale me diell. Orëve të pasdites vende-vende priten rrebeshe e bubullima. 23.08 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, derisa pasdite priten edhe rrebeshe me bubullima. 24.08 – Vransira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten reshje lokale shiu”.

“Temperaturat pësojnë rënie edhe nën vlera mesatare ditëve të ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 14C e 16C, derisa maksimalet nga 30C të shtunën zbresin në 24C e 23C, ditën e diel dhe të hënë. Era do të fryjë kryeissht nga veriu e verilindja 2-10m/s. Shtypja atmosferike me tendencë të rënies edhe nën vlera normale”, ka njoftuar Prishtina Weather.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi, Suedi Socialdemokratët drejt fitores së tretë Të…