Fundoset anija më e madhe e marinës së Iranit

02 qershor 2021 | 13:08

Anija më e madhe e marinës iraniane është fundosur në Gjirin e Omanit, pasi fillimisht ishte përfshirë nga flakët, në rrethana ende të panjohura.

Marina ka bërë me dije se 20 marinarë nga një ekuipazh prej 400 vetësh, kanë pësuar lëndime sipërfaqësore, përpara se të shpëtoheshin të gjithë.

Zjarri ka shpërthyer në dhomën e motorit, ka njoftuar marina, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Zjarrfikësit luftuan 20 orë për të shuar zjarrin”, është thënë në deklaratë.

Sipas medieve iraniane, zjarri ka nisur rreth dy orë pas mesnatës së shkuar.

Anija mbante emrin e ishullit ku ndodhet terminali kryesor i naftës në Iran – Kharg.

Anija ndodhej afër portit iranian Jask, rreth 1 270 kilometra në juglindje të Teheranit, pranë ngushticës strategjike të Hormuzit.

“Anija stërvitore”, siç i janë referuar media shtetërore iraniane është ndërtuar në Britani në vitin 1977.

Ajo ishte përfshirë në marinën iraniane në vitin 1984.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franca dhe Anglia janë dy favoritet kryesore për të fituar…