Funeral gazmor, murgu përcillet me muzikë dhe drita
05 prill 2019
| 13:40
Mijëra besimtarë vërshuan në një pallat të Mianmarit, ku shpërthenin dritat e ngjyrat, për të kërcyer, kënduar dhe për t’i bërë respektin e fundit një murgu mjaft popullor në vend. Kjo nuk ishte një ceremoni e zakonshme mortore. Në fakt, më shumë i ngjasonte një festimi shumëngjyrësh. Murgu 48-vjeçar, Kay Lar Tha, ndërroi jetë vitin e kaluar nga leukemia. Trupi i tij u ruajt për 9 muaj, kohë që iu dashtë ndjekësve të tij t’i mblidhnin 80 mijë dollarët e nevojshëm për ceremoninë luksoze të kremtimit.