Funerali i Mbretëreshës Elizabeth u ndoq nga 4 miliardë njerëz në televizion

20 shtator 2022 | 08:06

Britania e Madhe dhe bota i dhanë dje lamtumirën Mbretëreshës Elizabeth II. Monarkja më jetëgjatë britanike u përcoll me një ceremoni shtetërore të jashtëzakonshme, që nuk ishte zhvilluar në dekada.

Sipas të dhënave, mendohet se funerali është ndjekur në televizione nga 4.1 miliard njerëz në mbarë botën. Vetëm ky fakt mjafton për të vërtetuar se Elizabeth ka hyrë në histori si figura më ikonike për versionin modern të monarkisë pas 96 vjetësh jetë dhe 70 në fron.

Kostoja e ceremonisë, me 2 000 të ftuar zyrtarë, vlerësohet të jetë së paku 7.5 milionë dollarë, duke përfshirë dhjetëra krerë shtetesh nga e gjithë bota, si dhe anëtarë të aristokracisë tradicionale, mbretërve, përcjell abcnews.al.

PAMJE KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PSD-së, Qendron Kastrati ka thënë se ky subjekt…