Funksionalizohen laboratorët e fizikës, kimisë dhe biologjisë në dy shkolla të Drenasit
Komuna e Drenasit, nën asistencën e nënkryetarit të komunës, Nazmi Hasi, asistentit të tij të fizikës, PHD kandidat, Arber Zeqiraj dhe drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë funksionalizuar dy laboratorë të fizikës, kimisë dhe biologjisë, donacion nga Banka Botërore, në ShFMU “Xhevë Lladroci” në Gallanasellë dhe në ShFMU “Dëshmorët e Qëndresës II” në Tërstenik.
Funksionalizimi i laboratorëve në institucionet arsimore, është në vazhdën e përmbushjes së premtimeve të kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për pragmatizmin e procesit edukativo-arsimor nga lëndët e shkencave ekzakte, të cilat kanë ndikim themelor në zhvillimin e përgjithshëm teknologjik.
Ky aktivitet i funksionalizimin të laboratorëve të shkencave ekzakte, do të vazhdoj në ditët në vijim edhe në shkollat tjera përfituese të granteve të Bankës Botërore dhe investimeve të Komunës së Drenasit.
(Q.R / Epoka e re)