
Funksionalizohen të gjitha fontanat e Prishtinës
19 prill 2022
| 13:18
Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në “Facebook” ka bërë me dije se janë funksionalizuar të gjitha fontanat në kryeqytet.
“Pas intervenimeve që kemi bërë, të gjitha fontanat e qytetit janë funksionale”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë i tij:
Pas intervenimeve që kemi bërë, të gjitha fontanat e qytetit janë funksionale Jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për më shumë hapësira të tilla dhe më moderne, andaj veç kemi filluar projektimin e tyre
.