Funksionalizohet komisioni për njohjen e statusit të ish-të burgosurve politikë dhe kompensimi i tyre
Qeveria e Kosovës ia ka vazhduar mandatin edhe për dy vjet tjera, Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve dhe të ish të Përndjekurve Politikë. Komisioni ka këtë përbërje:
Fadil Bunjaku, Bora Duli, Jahë Gecaj, Hydajet Hyseni, Berat Luzha dhe Mazllum Baraliu.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që mban nënshkrimin e kryeministrit, Albin Kurti.
Njoftimi i plotë:
Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Burgosurve, të Dënuarve dhe të ish të Përndjekurve Politikë, në bazë të vendimeve nr.11/191 dhe 12/191, të dt. 05.03.2024, të nënshkruara nga Albin Kurti, Kryeministër i Qeverisë të Kosovës, njofton se i është vazhduar mandati i punës për dy vjetët e ardhshme.
Po ashtu edhe Sekretaria e Komisionit Qeveritar që udhëhiqet nga Shefik Sadiku ka bërë të ditur se kanë caktuar ditën e hënë, prej orës 10:00 – 12:00 dhe prej 13:00 – 15:00, si ditë të punës me palë.
“Sekretaria e Komisionit Qeveritar, e ka caktuar ditën E HËNE, prej orës 10:00 – 12:00 dhe prej 13:00 – 15:00, si ditë të punës me palë.
Aplikuesit e interesuar mund të kontaktojnë zyrën e sekretarisë së KQNJSBDPP, në objektin e Ibër-Lepencit.
Të gjithë aplikuesit, të cilët kanë me sjellë dokumente plotësuese për aplikacionin e tyre apo për ndonjë konsultim tjetër të kontaktojnë me Sekretarinë e Komisionit përmes numrit të telefonit 038 200 67 555.
Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar ndër tjerë Shefik Sadiku, Sekretar i Komisionit.