Funksionalizohet laboratori viro-bakteriologjik në QKMF
12 shkurt 2021
| 09:33
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë është bërë funksionalizimi i laboratorit viro-bakteriologjik për zbulimin e bacilit të tuberkulozit për gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës.
Nënkryetarja e Komunës së Podujevës, Marigona Lahu, së bashku me stafin udhëheqës të QKMF-së ka bërë përurimin e këtij laboratori viro-bakteriologjik, përmes të cilit qytetarët do të kenë mundësinë këtë shërbim të analizave ta marrin në QKMF.
Nënkryetarja Lahu ka pohuar se një nga prioritet e punës së ekzekutivit të komunës mbetet krijimi i kushteve më të mira për personelin shëndetësor dhe shërbime efikase dhe cilësore për qytetarët e Podujevës.