Funksionalizohet Unaza e Madhe në Tiranë, Rama: Sukses i madh për ekonominë dhe infrastrukturën

30 dhjetor 2024 | 21:17

Është hapur sot për qarkullim Unaza e Madhe e Tiranës.

Ky projekt prej 29 kilometrash i gjatë që lidh kryeqytetin e Shqipërisë me të gjitha rrugët dalëse kombëtare, pritet që ta minimizojë trafikun e ngarkuar.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e cilësoi këtë si projektin më të madh infrastrukturor në historinë e Tiranës, teksa potencoi se finalizimi i tij u bë brenda afateve.

“Do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku, dhe do të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi duke rritur vlerën e pronës, dhe zhvillimin e bizneseve të reja”, ka shkruar në facebook i pari i qeverisë shqiptare.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përuruar Unazën e Madhe në Tiranë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur edhe aktakuzën e…