Fuqizohet sektori bankar – UniCredit, SocGen dhe Commerzbank publikojnë rezultate pozitive
Sektori bankar në Europë ka treguar shenja të përmirësimit këtë javë, ndërkohë që huadhënësit kryesor në Itali, Francë dhe Gjermani, kanë raportuar rezultate sipër projeksioneve, nxitur nga fuqizimi i ekonomisë së Eurozonës dhe përpjekjeve të veta në uljen e kostove.
Bankat në Eurozonë kanë ecur me hapa të ngadaltë për vite me radhë, ndikuar nga normat negative të interesit dhe nivelit të lartë të kredive të këqija. Megjithatë, analistët thonë se janë shfaqur shenja të rimëkëmbjes në tremujorin e katërt, prej të dhënave nga UniCredi, Societe General dhe Commerzbank.
Analistët e sektorit thonë se ka qenë një javë pozitive për bankat, me disa që po përfitojnë nga përpjekjet e uljes së kostove dhe të tjera që kanë patur rritje të të ardhurave nga tarifat.
Performuesi kryesor ishte UniCredt, që raportoi fitimin më të madh në tremujorin e katërt në një dekadë, nxitur nga ulja e kostove operacionale dhe rënies së madhe të provigjoneve për kreditë e këqija, në një kohë të rritjes së fortë të të ardhurave dhe reduktimit të barrës tatimore.
Jean-Pierre Mustier, që nisi një plan drastik të ristrukturimit për të ulur kostot dhe kreditë e këqija pasi u bë kreu ekzekutiv i Unicredit në 2016-ën, tha se është i kënaqur me rezultatin.
Fitimi neto në bankën më të madhe të Italisë rezultoi në 801 milionë euro, krahasuar me një humbje prej 13.6 miliardë një vit më parë. Societe Generale theu gjithashtu projeksionet e analistëve, nxitur nga rritja e fortë e të ardhurave në operacionet në Europën Lindore dhe Afrikë, si dhe prej performancës së fortë në bankingun e investimeve krahasuar me rivalët.
Të ardhurat e bankës franceze ranë me 69 milionë euro në T4, megjithatë analistët prisnin një humbje prej 300 milionë, për shkak të kostove të mëdha të ristrukturimit dhe goditjes nga reforma tatimore.
Commerzbank, që shihet gjerësisht si e shënjestruar për t’u blerë pas performancës së dobët në vite, ka publikuar një fitim neto prej 90 milionë euro, sipër projeksioneve. (Scan Tv)