Furnizimi 24 orë me ujë ndikoi edhe në inkasim
24 tetor 2018
| 09:07
Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, po punon që qytetarët që furnizohen me ujë nga kjo kompani të ketë 24 ujë.
Ilir Abdullahu, drejtor i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka thënë se po punojnë që të kenë furnizim sa më të mirë në regjionin e Prishtinës.
“Edhe Fushë Kosova së shpejti do të ketë furnizim me ujë 24 ore”, ka thënë Abdullahu sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Duke folur rreth inkasimit, ai ka thënë se ka rritje.
“Pa inkasim të mirë nuk do të ketë cilësi, por qytetarët e Prishtinës po i kryejnë obligimet, kjo ka ndikuar edhe nga furnizim 24 orë me ujë të pijshëm”, ka deklaruar Abdullahu.
Sipas tij duhet të gjithë konsumatorët të pajisjen me ujë matës.