Furnizimi i Evropës me kokainë, Koloneli i Antimafias italiane: Shqiptarët s’janë më ushtarë
Shqiptarët nuk janë më ushtarë dhe organizatat kriminale shqiptare nuk janë më pak të rëndësishme se vetë mafia italiane Ndragheta.
Deklarata vjen nga Kolonel Vincenzo Mangia, Kreu i Qendrës Operative të Antimafias së Barit, i cili në një intervistë ekskluzive për Rtv Ora lidhur me operacionin “Shpirti” që çoi në pranga 28 persona thotë se shqiptarët furnizojnë paketa komplete në trafiqet e lëndëve narkotike.
Rtv Ora: Në operacionin “Shpirti” keni nënvizuar se është shtrirë jo vetëm në Shqipëri por dhe në Spanjë, në Mal të Zi, e specifikisht dhe në Barcelonën jugore. Cili ishte filli lidhës i të arrestuarve në këto vende?
Kolonel Vincenzo Mangia: Organizatat kriminale italiane e shqiptare kanë dëshmuar prej vitesh aftësi në shtrirje e kontakte ndërkombëtare. Në Itali ka rol të rëndësishëm Ndrangheta në furnizimin e Europës me kokainë por shqiptarët nuk janë më pak të rëndësishëm e nuk punojmë më si ushtarë. Furnizojnë paketa komplete në trafiqet e lëndëve narkotike. Fakt që në Shqipëri, gjen hashashin që vjen nga Maroku e që kalon nga Spanja e trafikohet në Itali, kokainën e heroinën që vjen nga Holanda tregon se këto grupe kriminale si shqiptarë e italianë kanë anëtarë e tyre që veprojnë si broker të drogës në këto vende. Në Malin e Zi është arrestuar një person i cili ndodhej në burg për akuza të mëparshme, ndërsa arrestimet e hetimet në Spanjë koordinohen nga Interpol e nga autoritetet shqiptare.
Gjatë intervistës për gazetaren tonë në Romë, Alba Kepi, kolonel Mangia zbardhi ekskluzivisht detajet e Operacionit të përbashkët SPAK-Antimafia që çoi në ekzekutimin e 28 urdhërarresteve dhe sekuestrimin e miliona eurove pasuri.