Furrtari libanez që tash e 13 vjet u jep ushqim të freskët të pastrehëve
26 shkurt 2020
| 11:17
Një furrtar me zemër të madhe tash e 13 vjet ushqen të pastrehët.
Chris Mansour, pronar i furrës One Way Lebanese në Melbourne të Australisë, filloi me punën e tij bamirëse, pasi pa dy persona duke kërkuar ushqim nëpër kontejnerë të mbeturinave para lokalit të tij.
I prekur nga ajo që pa, vendosi t’i ndihmojë. Çdo pasdite ai mbushë kutitë me bakllava, ëmbëlsira dhe specialitete të tjera të cilat ua jep të pastrehëve.