Fury del negativ, sfida me Wilder do të zhvillohet më 9 tetor

16 korrik 2021 | 17:32

Tyson Fury ka dalë negativ pas një testi anti-Covid të kryer sot, duke u shëruar pas infektimit të 10 ditëve më parë. Tashmë ai është deklaruar i aftë për të dueluar me Deontay Wilder, sfidë që do të zhvillohet më 9 tetor në Las Vegas (Amerikë).

Mediat amerikane konfirmojnë lajmin se Fury, 30 fitore e 1 barazim në karrierën e tij, ka kaluar koronavirus dhe tashmë mund të rinisë stërvitjen. Pritet që ai të rikthehet për stërvitje në Britaninë e Madhe, pas qëndrimit në karantinë ditët e fundit.

Sfida mes Fury dhe Wilder, e planifikuar për më 24 korrik, u anulua dhe tashmë është vendosur që triologjia të zhvillohet më 9 tetor. “Fury nuk ka qenë në gjendje të stërvitet për disa ditë pas infektimit, por tani mund të rikthehet në palestër”, shkruajnë mediat amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka kritikuar  Policinë e Kosovës…