Fury dhe Usyk arrijnë marrëveshje për duelin historik
Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, dy boksierët më të mirë aktualisht në botë, kanë planifikuar të “luftojnë” më 17 shkurt të vitit të ardhshëm.
Sipas “ESPN”, ndeshja duhet të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe fituesi duhet t’i unifikojë të gjitha rripat në kategorinë e peshave të rënda, pra të bëhet pesha e rëndë e padiskutueshme më e mirë në botë. Tyson Fury mban rripin WBC, i vetmi që i mungon ukrainasit Usyk.
Me fitoren ndaj Anthony Joshuas, ukrainasi mori katër pjesët e mbetura – WBA, IBO, WBO dhe IBF. Ndeshja e fundit e Furyt ishte kundër luftëtarit të MMA, Francis Ngannou, në të cilën ai fitoi me pikë, ndërsa Usyk hodhi në nokaut britanikun Daniel Dubois. Ka kohë që spekulohet për këtë duel.
Madje Fury dhe Usyk duhej të ndesheshin në dhjetor të këtij viti, por ndeshja e Furyt me Ngannou i zhvendosi planet. Njoftimi zyrtar i datës së këtij meçi pritet të bëhet të enjten.