Fury do të kandidojë për kryeministër të Britanisë së Madhe
Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, ka lënë të kuptohet se do të kandidojë për kryeministër në vitin 2030 pas hapjes së restorantit të tij të ri në Lancaster.
Dy herë kampioni botëror i peshave të rënda i dha fund karrierës në boks në muajin prill pasi e mposhti Dillian Whyte në “Wembley”.
“Dua t’i falënderoj të gjithë ata që u paraqitën sot. Mos harroni të votoni për mua në vitin 2030 si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, votoni Furyn”, ka thënë Fury. Pavarësisht tërheqjes së tij nga boksi profesionist, Fury ka flirtuar me një rikthim fitimprurës në ring, nëse rivali britanik Anthony Joshua fiton në revanshin e tij kundër Oleksandr Usyk në muajin e ardhshëm. Megjithatë, 33-vjeçari para ca kohësh tha se do të përballej vetëm me fituesin e meçit për një shumë rreth 600 milionë euro.