![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/fury.jpg)
Fury do të përballet me Usykn
02 shtator 2022
| 11:26
Tashmë duket punë e kryer dhe adhuruesit e boksit do të kenë rastin të shohin një tjetër meç të madh.
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk do të boksojë me Tyson Fury. Menjëherë pasi Usyk mbrojti titujt e tij të botës kundër Anthony Joshuas, Fury shkoi në rrjetet sociale për të thirrur kampionin.
Fury i ka dhënë skuadrës së tij një afat deri më 1 shtator për të bërë luftën dhe tha se nuk do të tërhiqet në ring për asgjë më pak se 500 milionë funte. Pavarësisht këtyre pengesave, Egis Klimas është i bindur se lufta do të realizohet.