Fury: Duelet me Wilderin më bindën për t’u tërhequr nga sporti

13 korrik 2022 | 11:53

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC), ka folur edhe një herë për tërheqjen e tij nga sporti (32 fitore e 1 barazim në karrierë). Ai u shpreh se duelet ndaj amerikanit Deontay Wilder kanë ndikuar te ky vendim.

Sfida e tretë mes tyre, ku ra dy herë në tapet brenda katër raundesh, e kanë bindur se është koha për t’u larguar. Fury bëri me dije se kishte pësuar një tronditje dhe disa gjysmë “gunga” në kokë nga grushtet e Wilderit.

“Unë kam 13 vjet që jam si boksier profesionist, kam shkuar në të gjithë botën dhe kam dueluar me luftëtarët më të mirë në botë. Amerikanët, afrikanët, gjermanët, duelova dhe fitova ndaj të gjithëve. Të gjithë i munda”, ka thënë Fury.

Ai kujton momentet e para kur nisi të mendonte të tërhiqej nga sporti. “Pas duelit të tretë me Wilder kisha gunga në pjesën e pasme të kokës si grushtet. U trondita, pasi nuk mbaja mend asgjë. Po mendoj se është koha për t’u tërhequr një ditë”, ka shtuar Tyson Fury për “Daily Star”.

“Ka shtatë miliardë njerëz në botë. Vetëm mendoni për këtë numër. Shtatë miliardë njerëz, dhe unë jam kampioni i peshave të rënda në botë, i pamposhtur. Jam numri një. Nga të gjithë ata njerëz, unë jam më i miri”, ka deklaruar Fury.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petar Petkoviq sërish nuk është lejuar të hyjë brenda territorit…