Fury: Dueli me Joshuan zhvillohet në korrik

28 prill 2021 | 13:08

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka konfirmuar se përballja e tij me Anthony Joshuan, kampionin tjetër të botës të këtij Divizioni (WBO, WBA e IBF), do të zhvillohet në korrik të këtij viti.

Në një intervistë për “Fight Hub TV”, britaniku ka deklaruar: “Po, dueli me Joshuan do të zhvillohet në korrik”.

Me shumë gjasa kjo përballje do të zhvillohet në Arabinë Saudite më 7 korrik. Data 7 korrik ishte një nga 3 alternativat që pat thënë Bob Arum, menaxheri i Fury, bashkë më 24 dhe 31 korrik. Një sfidë e shumëpritur kjo me Joshuan, që do t’i unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në muajin shtator të vitit që lamë pas, Seldi bëri…