Fury: Jam më i kompletuar se Joshua, e mposhti pa problem

01 shkurt 2021 | 22:29

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), u shpreh se do ta fitojë duelin që do të zhvillojë me patriotin Anthony Joshua. Edhe ky i fundit është kampion bote në kategorinë WBA, WBO dhe IBF.

Fury mendon se është më i madh, më i fortë dhe më i shkathët se Joshua, cilësi këto që do ta ndihmojnë për përballjen mes tyre. Kjo sfidë, me shumë gjasa, do të zhvillohet në qershor të këtij viti dhe do të unifikojë titujt kampionë bote.

“Ndaj Joshuas do të veproj njësoj si ndaj Wilderit. Thashë se do të shkoja drejt tek ai e do ta grushtoja dhe ashtu bëra, duke e bombarduar derisa sfida u ndal”, ka thënë Fury, i pamposhtur në karrierën e tij.

“Unë fitoj pasi kam një zemër më të madhe, jam më i fortë fizikisht, jam më i fortë psikologjikisht, grushtoj më fort se Joshua. Jam më i kompletuar se ai. Kur të përballet me mua do ta kuptojë atë që them. Ai nuk ka asnjë shans të fitojë ndaj meje. Unë jam dhe do të mbetem i pamposhtur, i pashkatërrueshëm”, ka deklaruar Fury.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se…