Fury, Joshuas: Po të jap mundësinë të kthehesh, nëse jo do të zgjedh tjetër oponent

05 shtator 2022 | 17:21

Tyson Fury ka bërë një veprim të papritur, duke i kërkuar duel boksierit britanik, Anthony Joshua. “Gypsy King” ka publikuar një video në rrjetin social “Twitter”, duke i bërë thirrje Joshuas që t’i përgjigjet për një duel të mundshëm.

Fury ka thënë se nëse AJ nuk pranon të duelojë, atëherë ai do ta njoftojë kundërshtarin e radhës.

“Mendoj se të gjithë e dini se brenda pak muajve do të duelojë përsëri. Por para këtij dueli, dua të bëj këtë, për çdo rast. Anthony Joshua, e di se sapo ke humbur ndaj Usyk dhe je pa tituj, por po ta jap mundësinë të përballesh për titujt e WBC në muajt e ardhshëm”, ka thënë Fury. “Ti sapo bëre 12 raunde dhe je në formë të mirë. Po të jap disa muaj kohë, nëse je i interesuar, më trego. Nëse jo, unë do të zgjedh kundërshtar tjetër. Faleminderit!”, ka shtuar ai.

Fury dhe Usyk duket se nuk do të përballen për unifikimin e titujve. ‘Gypsy King’ dëshiron luftën mes britanikësh për të përmbyllur gjithçka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interesimi për edicionin e ri është i jashtëzakonshëm, ndërsa pritjet…