Fury: Kjo mund të jetë sfida ime e fundit në ring
Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka deklaruar se mund të tërhiqet pas sfidës së 23 prillit ndaj Dillian Whyte. Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës. Fury është ende i pamposhtur në ring, teksa numëron 31 fitore e 1 barazim në karrierë.
“Kjo mund të jetë sfida ime e fundit në karrierë. Mund të tërhiqem pas kësaj sfide. Kam 150 milionë dollarë në bankë, jam i ri dhe i shëndetshëm dhe do të blej një jaht të madh. Po konsideroj tërheqjen dhe kjo mund të jetë sfida ime e fundit në ring”, u shpreh boksieri britanik Tyson Fury për mediat.
“Do ta mbyll karrierën i pamposhtur dhe Dillian do ta hedh në tapet me KO. Dëgjoni, ky është moment kyç për mua. Kjo mund të jetë sfida e fundit, pasi dueloj para publikut tim në “Wembley”, me një rival britanik dhe tërhiqem i pamposhtur. Do të mbroj titullin dhe do të jem një legjendë, pasi nuk kam se çfarë të provoj më”, ka deklaruar Fury.