Fury mund ta mbajë titullin 12 muaj pa pasur nevojë ta mbrojë
16 qershor 2022
| 16:31
Tyson Fury vazhdon të jetë i paqartë lidhur me të ardhmen e tij. Kampioni i WBC në peshat e rënda të boksit, Fury, kishte paralajmëruar pensionimin pas fitores ndaj Dillian Whyte.
Megjithatë, së fundmi ai ka thënë se mund të kthehet në ring nëse oferta e duhur i vjen në tavolinë. Me gjithë kohën që po e merr për të vendosur për të ardhmen e tij, Fury nuk po rrezikon shumë.
Tyson Fury ligjërisht ka të drejtë ta mbajë titullin e kampionit të WBC për 12 muaj. Në këtë periudhë ai nuk është i obliguar të përballet me ndonjë kundërshtar për ta ruajtur titullin e tij. Gjasat janë të mëdha që boksieri të kthehet në ring për duelin me Oleksandr Usyk apo Anthony Joshuan, varësisht fituesit.