Fury para një viti paralajmëronte tërheqjen, tash synon t’i zhvillojë edhe 10 duele të tjerë
Tyson Fury ka larguar frikën se përballjet e ardhshme kundër Francis Ngannou dhe Oleksandr Usyk do të jenë të fundit për të.
35-vjeçari do të duelojë këtë fundjavë me ish-kampionin e peshave të rënda të UFC, në Arabinë Saudite, pak më shumë se një vit pasi njoftoi tërheqjen e tij të dytë nga sporti. Kjo ndërprerje zgjati vetëm katër muaj përpara se ai të kthehej për të luftuar Derek Chisora në dhjetor 2022.
Fury tani jo vetëm që ka zbuluar se nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin, por në fakt po synon një marrëveshje me shumë duele të shumëpritura.
“Po kërkoj të nënshkruaj një marrëveshje tjetër me 10 duele në ring pas kësaj që do të zhvilloj ditën e shtunë. Pra, do t’i vendos ndjenjat e mia atje dhe do të shoh se kush mund të marrë marrëveshjen më të mirë për 10 ndeshje të tjera”, ka thënë Fury për ESPN.
“Kjo më bën të jem i lumtur duke luftuar. Kjo është gjithçka që kam bërë ndonjëherë dhe gjithçka që më ka bërë ndonjëherë të lumtur. Kështu që, do të ishte marrëzi tani të largohesha prej saj kur po fitoj miliona dollarë dhe po marr shumë gëzim nga ajo gjithashtu”, u shpreh Fury.