Fury pozitiv me Covid, shtyhet dueli ndaj Wilderit

09 korrik 2021 | 12:30

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC) ka dalë pozitiv me Covid-19. Bashkë me të, pozitiv me koronavirus kanë rezultuar edhe disa anëtarë të stafit me të cilët po kryhen fazën përgatitore. Për pasojë, dueli i 24 korrikut ndaj amerikanit Deontay Wilder do të shtyhet edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë gjë.

Interesant fakti se Tyson Fury është vaksinuar, por ai ka marrë vetëm njërën dozë. Kompania që menaxhon Fury, Top Rank, u shpreh se është duke monitoruar gjendjen e boksierit të pamposhtur britanik dhe të stafit. Një ngjarje që ka përmbysur sërish situatën në peshën e rëndë.

Sipas mediave amerikane, pritet që dueli mes Fury dhe Wilder të zhvillohet në tetor të këtij viti, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i…