Fury: Ruizin e rrah vetëm me një dorë
Tyson Fury e ka tallur Andy Ruiz Jr, duke pretenduar se do ta rrihte vetëm me një dorë kampionin botëror të peshave të rënda.
Kampioni linear i peshave të rënda, Fury, do të rikthehet në veprim më 14 shtator, kur të ndeshet me Otto Wallin përpara se të përballet me Deontay Wilder në një revansh vitin e ardhshëm. Dhe përpara se të ndeshet me suedezin e pamposhtur, ai ka për qëllim një ndeshje të madhe ndaj rivalit Ruiz Jr.
I vetemëruari ‘Gypsy King’ beson se mund ta mposhtë kampionin e unifikuar të peshave të rënda me lehtësi. Sipas tij, kjo fitore ndaj Ruiz Jr do të vinte vetëm me njërën dorë. “Dëgjo, ne kurrë nuk dimë se çfarë do të ndodhë në jetë dhe kurrë nuk mund të them jo për asgjë”, ka thënë fillimisht Fury.
“Por një gjë që do të them është, unë do t’i lejoj fansat të vendosin, cilën dorë të vendos pas shpinës dhe ta rrah Ruizin me dorën tjetër – sepse më duhet vetëm një dorë për të”, ka deklaruar Fury.