Fury, Wilderit: Nuk pres përjetë

20 gusht 2020 | 23:03

Tyson Fury i ka kërkuar Deontay Wilder ta thyejë heshtjen dhe ta kthejë një përgjigje në lidhje me datën e sfidës së tretë mes tyre.

Boksieri britanik kërkon ta zhvillojë këtë sfidë në fund të këtij viti, duke refuzuar shtyrjen e tij në muajt e parë të 2021-shit si pasojë e koronavirusit. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në “Twitter”, Fury i ka dërguar një mesazh Wilderit.

“Ku je futur? Koha po kalon. Nuk do të të pres përgjithnjë. Ka të tjerë ‘legenë’ në Divizionin që unë dua t’i ‘ha’ për mëngjes”, ka shkruar Fury, kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC. Menaxheri i Furyt, Frank Warren, ka konfirmuar se ai do të rikthehet në ring në dhjetor të këtij viti, ndërkohë që nuk dihet vendi, edhe pse kjo sfidë mund të zhvillohet pa tifozë. Ndërkohë, WBC ka mandatuar Dillian Whyten të përballet me fituesin e trilogjisë Fury – Wilder.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e sotme, kreu i PDK-së, Kadri Veseli vizitoi degën…