
Fury, Wilderit: Po bëhem gati për ty ‘lëpirës’
Kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri britanik Tyson Fury, ka deklaruar se i është rikthyer palestrës me një qëllim të vetëm: ta mposhtë sërish amerikanin Deontay Wilder.
Dy boksierët pritet të zhvillojnë në dhjetor sfidën e tretë mes tyre (sfida e parë u mbyll barazim dhe në të dytën triumfoi Fury). Edhe Wilderi është duke u stërvitur dhe rikuperuar pas operacionit, por kohët e fundit ka vendosur të mos japë intervista. Duket se ai ka nevojë për t’u motivuar para sfidës së tretë me Fury. Wilderi mori një goditje të rëndë në duelin e fundit me Fury, kur pësoi humbjen e parë në karrierën e tij.
“Bronze Bomber, po vij për ty lëpirës”, ka qenë komenti i Furyt në rrjetet sociale, duke iu drejtuar boksierit amerikan me nofkën e tij. Gjasat janë që kjo përballje e tretë të zhvillohet më 19 dhjetor, por ende nuk është konfirmuar vendi i saktë. Situata e krijuar nga koronavirusi ka lënë ende mjaft dilemë për këtë përballje.