Fusha e realët magnetike e magnetit
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (6)
Argumenti i parë përfundimtar
Prandaj bazuar në analizat eksperimentale të eksperimenteve të deritanishme të cilat janë shumë të thjeshta, dhe lehtë për t’u kuptuar e vënë në dyshim të kuptuarit e fushës magnetike. Realisht një formë simetrie të valëve të fushës magnetike në asnjërin nga eksperimentet nuk mund të arrihet përmes procesit se si mendohet që buron fusha magnetike vetëm nga poli magnetik i veriut (N), dhe pasi bënë një rrugë kthehet dhe hyn në polin magnetik i jugut (S), e pastaj vazhdon drejt polit magnetik të veriut, duke vazhduar në të njëjtën mënyrë.
Argumenti i dytë përfundimtar
Por i vetmi realitet që mund të vërehet nga analizat ekperimentale, është se fusha magnetike merr një formë simetrie mbi të dy polet e magnetit, atëherë dhe vetëm atëherë kur fusha magnetike buron njëkohësisht nga të dy polet e një magneti. Prandaj siç po shihet bazuar në ligjet e natyrës vërtetohet se fusha magnetike absolutisht nuk është një fushë që buron nga poli magnetik i veriut (N) dhe hynë polin magnetik të jugut (S), Por fusha magnetike te magnetët buron njëkohësisht nga të dy polet e magnetit (N) dhe (S). Fusha magnetike që buron nga të dy polet e një magneti quhet fusha magnetike simetrike. Por një fushë e vetme nuk mund të buroi nga të dy polet e një magneti apo elektromagneti, kështu që përfundimisht themi se, nga polet magnetike të secilit magnet burojnë njëkohësit dy fusha magnetike simetrike. Por bazuar në të dhënat e mëparshme se nga secili pol magnetik fig 3e burojnë njëkohësisht nga dy fusha magnetike vijmë te përfundimi i fushës magnetike simetrike.
Fusha magnetike simetrike
Ligji i fushës magnetike simetrike
Fushat magnetike simetrike janë ato fusha të cilat burojnë njëkohësisht nga të dy polet magnetike (β) dhe (δ) të një magneti, ku secila fushë magnetike e secilit pol magnetik në brendinë e saj mbanë nga dy fusha magnetike figura 7. Për dallim nga rastet e zakonshme që poli magnetik i veriut shënohet me (N) nga ku mendohet se buron fusha magnetike, kurse poli magnetik i jugut me (S) ku mendohet se hyn fusha magnetike, këtu për të dalluar se nuk kemi të bëjmë me pole magnetike sikur te fusha magnetike normale, por kemi të bëjmë me fusha magnetike simetrike: 1. (β) Fusha magnetike simetrike e polit të parë magnetik dhe 2. (δ) Fusha magnetike simetrike e polit të dytë magnetik.
Bartëset e fushave magnetike simetrike
Meqenëse fushat simetrike burojnë nga të dy polet e një magneti, kjo na japë për të kuptuar se nuk kemi të bëjmë me një fushë magnetike që mendohej se del nga poli i veriut (N), dhe hynë në polin e jugut (S), ku bartës të kësaj fushe ishin momentet magnetike të elektroneve, që janë sikur grimca elementare magnetike. Kurse pasi këtu në rastin e dytë kemi të bëjmë me dy fusha magnetike që burojnë njëkohësisht nga të dy polet magnetike (β) dhe (δ) të një magneti, me siguri se ndryshojnë edhe bartësit e këtyre dy fushave magnetike simetrike të cilat do të sqarohen më vonë në këto botime.
Sqarim i parë. Fluksi i fushave magnetike ka një ndryshim të vlerës në mes poleve magnetike, por pasi ky ndryshim i vlerës së fluksit magnetik nuk është i madh në të shumtën e rasteve, ne e marrim fluksin magnetik si të barabartë, edhe pse me kohë do të sqarohet se pse paraqitet ky ndrydhim.
Sqarim i dytë. Për dallim nga botimet e korrikut (Krasniqi 2019) në eksperimente përdorej fusha magnetike që matej me tesla (T). Në këto botime tani do të përdoret fluksi magnetik me njësinë weber për ta kuptuar ma thjeshtë.
Sqarim i tretë. Magneti simetrik quhet magneti që ka formën e një cilindri Për t’i ndërlidhur proceset eksperimentale ne do t’i kthehemi edhe një here eksperimentit të dytë, (i botuar në “Epoka e re” 2019) figura 8.
Në atë eksperiment ishte sqaruar se kur polet e një magneti cilindrik (M) mbyllen me pllaka të hekurit (a) dhe (b) kemi një rritje të fluksit të fushës magnetike Φ NS në të dy polet e magnetit (M). Kurse nëse i referohemi fluksit të fushës magnetike vetëm mbi polet e magnetit pa prezencën pllakave të hekurit (a) dhe (b), fluksi i fushës magnetike Φ NS kishte vlerën ΦNS=1.56 x10 -4 Wb.
Mirëpo pasi polet magnetike të magnetit si i veriut (N) ashtu edhe i jugut (S) mbulohen me pllaka të hekurit (Fe) eksperimentalisht vërtetohej se rritet fluksi i fushës magnetike për 57 për qind nga vlera ΦNS=1.56×10 -4 Wb. Në vlerën e ΦN=2. 45×10 – 4 Wb.
Kurse fluksi që buron nga pllaka e magnetizuar (N’) mbi polin magnetik(N) kishte vlerën në të dy anët e pllakave të hekurit ΦN’=3.74×10 -5 Wb. Nëse krahasohen me fluksin e fushës magnetike mbi polet e magnetit shihet se kemi një zbritje të vlerës për 84,73 për qind.
Këto të dhëna eksperimentale nuk kanë asgjë të përbashkët me fushat magnetike që sqarohen nga fizika e tanishme. Kjo rritje e fluksit të fushës magnetike Φ NS mbi polet magnetike (N) dhe (S) të magnetit cilindrik (M) kur vendosen pllakat e hekurit (Fe) mbi polet magnetike asnjëherë nuk i ka hetuar fizika e deri më tani askush. Mirëpo tani pas zbulimit të fushës magnetike simetrike eksperimentin e njëjtë që ishte botuar në “Epoka e re”, e modifikojmë me simbole të fushës magnetike simetrike.
Të panjohurat e fushës magnetike te eksperimentit të dytë
Eksperimenti i dytë i botuar në korrik 2019 në epoka e re, nga një fushë magnetike normale që ishte paraqitur më parë, tani e transformojmë në një fushë magnetike simetrike ashtu sikur e kam paraqitur ekzistimin e fushës magnetike simetrike. Kurse për ta kuptuar ma thjeshtë elementet që marrin pjesë në këtë eksperiment i ndajmë, por sido që të jetë kjo ndarje e këtyre elementeve ndodhen brenda një sistemi të mbyllur, shih figurën 9.
Në procesin eksperimental të këtij sistemi të izoluar marrin pjesë të njëjtat elemente ashtu sikur është sqaruar në eksperimentin e dytë i botuar më 19/20 korrik 2019: – Një magnet cilindrik (M) me polet e magnetike (β1) dhe (δ2); – Nga polet e magnetit (β1) dhe (δ2) burojnë flukse te fushave magnetike simetrike (Φβ) dhe (Φδ) ku vlerat e tyre janë Φβ=1.56×10 -4 Wb dhe Φδ=1.56×10 -4 Wb; – Një masë prej 225 gramëve e varur përmes litarit në mesin e magnetit, me një forcë tërheqëse që vepron në mes tyre në vlerën e 2,2 N si dhe – dy pllaka (a) dhe (b) të hekurit (Fe) të pa magnetizuara, që fluksi i fushës magnetike e ka vlerën e (0) Wb.
Sqarim: Fusha magnetike është një formë e energjisë, prandaj kur kemi të bëjmë me energji të fushave magnetike, këtu hyjnë të gjitha llojet e fushave, qoftë fushave magnetike dhe antimagnetike.
Eksperimentalisht vërtetohet se vlera e fluksit të përgjithshëm të fushave magnetike (Φβ) dhe (Φδ) që buron nga polet e magnetit (β) dhe (δ) nëpër këtë sistem të izoluar është i barabartë me vlerat Φβ1δ2= 3.12×10 -4 Wb.
Meqenëse edhe pllakat e hekurit (a) dhe (b) që janë të magnetizuara bëjnë pjesë brenda këtij sistemi të mbyllur, i vendosim mbi polet magnetike simetrike (β) dhe (δ). Kuptohet se pllakat e hekurit (a) dhe (b) magnetizohen pasi të vendosen mbi polet e magnetit cilindrik, me ç’rast krijohen polet magnetike (βf’’) dhe (δf’’) të pllakave të hekurit (a) dhe (b) ashtu sikur shihet në figurën 10. (VIJON)