Fusha magnetike e përçuesit brenda solenoidit
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (4)
Duke u bazuar në eksperimentet e mëparshme, që tregohet se gjilpëra magnetike tregon qartë se ekzistojnë dy pole magnetike, të cilat pole nuk mund ta kenë origjinën vetëm nga elektronet ashtu sikur e tregon fizika, sepse këtë nuk e lejon natyra. Në këtë mënyrë dy polet magnetike e kanë origjinën si nga protonet e ngarkuara pozitivisht, ashtu edhe nga elektronet e ngarkuara negativisht, por që ndihmohen edhe nga neutronet.
Në këtë mënyrë vijmë në përfundim se së pari nga poli magnetik i jugut (S) krijohet nga fusha elektrostatike e elektroneve, kurse poli magnetik i veriut (N) krijohet nga fusha antielektrostatike e elektronit, kurse së dyti poli magnetik i Veriut (n) krijohet nga fusha elektrostatike e protoneve, kurse poli magnetik i jugut (S) krijohet nga fusha antielektrostatike e protonit.
Në këtë mënyrë nga protonet dhe elektronet burojnë njëkohësisht katër fusha, ku dy janë elektrostatike dhe dy fusha antielektrostatike. Por këto katër fusha elektrostatike dhe antielektrostatike shkrihen në dy fusha magnetike të secilit magnet apo elektromagnet ashtu sikur shihen në figurën 3. e). Ku secila fushë magnetike përmban nga dy fusha në brendinë e sajë, të cilat fusha kanë drejtime të kundërta dhe intensitete të ndryshme.
Meqenëse rryma elektrike krijohet njëkohësisht nga protonet, elektronet dhe neutronet, atëherë vijmë në përfundim se edhe rrjedhja e kësaj rryme nëpër solenoid krijon në secilin pol magnetik nga dy fusha magnetike me intensitet të ndryshme, burimi i të cilave fushave ka drejtime të kundërta me njëra tjetrën. Prandaj poli i veriut (N) i gjilpërës magnetike orientohet në drejtim të polit magnetik të jugut (S) të fushës magnetike brenda solenoidit, kurse poli magnetik i jugut (S) të gjilpërës magnetike orientohet në drejtim të polit magnetik të veriut(N) të fushës magnetike të solenoidit.
Përkufizim
Brenda një solenoidi nëpër të cilin rrjedhë rryma elektrike në secilin skaj të solenoidit burojnë nga dy fusha magnetike me intensitete të ndryshme, që krijohen nga fushat elektrostatike dhe antielektrostatike të elektronit dhe protonit. Në këtë mënyrë themi se nga secili magnet permanent apo elektromagnet burojnë njëkohësisht katër fusha magnetike, kjo i bie se nga secili pol i magnetit apo elektromagnetit burojnë nga dy fusha magnetike.
Fusha magnetike
Tani për ta vërtetuar apo kundërshtuar një fushë magnetike të cilën e njeh e tërë shkenca që nga kohërat e lashta e deri në ditët e sotme, ne do t’i drejtohemi kësaj natyre, me eksperimente të kryera në këtë natyrë, ne do ta vërtetojmë se a ekziston me të vërtetë një fushë magnetike që lëviz nëpër një rrugë të mbyllur, dhe gjithmonë ka një drejtim të lëvizjes, sidomos atë nga poli magnetik i veriut (N) në drejtim të polit magnetik të jugut (S) ashtu sikur u cek më lart, apo ekzistojnë në vend të një fushe magnetike dy e më shumë fusha magnetike.
Eksperiment 2
E marrim një magnet në formë cilindrit (M) i cili ka një vrimë që tejkalon nëpër të me rreze të caktuar (r) ashtu sikur shihet në figurën 4. a) në vazhdim.
Afër skajit të brendshëm, mbi polin magnetik të jugut (S) prej nga shkenca mendon se hyn fusha magnetike që buron nga poli magnetik i veriut (N), e lëshojmë në gjendje të lirë një sferë të magnetizuar (m). Do të shohim se sfera e magnetizuar sapo të arrijë në mes të cilindrit, përkatësisht në mes poleve magnetike brenda cilindrit, sfera e magnetizuar (m) ndalon dhe nuk shkon më tutje nga poli magnetik i veriut. Madje kjo sferë mund të largohet nga mesi i magnetit cilindrik vetëm në veprimin e një forcë të jashtme.
Argument
Tani supozojmë një dipol magnetik (dm) në vend të sferës së magnetizuar (m) i cili lëvizë nga poli magnetik i jugut (S) në drejtim të polit magnetik të veriut (N).
Shtrohen pyetjet: 1. Si është e mundshme që një dipol magnetik (dm1) që hyn nga poli magnetik i jugut (S) dhe ndalon në mes të magnetit, dhe nuk shkon dipoli në drejtim të polit magnetik ashtu sikur shkenca e njeh? 2. Nëse sferën magnetike nevojitet një forcë (F) për ta nxjerrë nga brendia e magnetit cilindrik, në drejtim të polit magnetik (N) dhe të rrotullohet dhe të hyjë në polin magnetik (S), atëherë cila është ajo forcë që e detyron dipolin magnetik (dm1) të largohet nga mesi i magnetit e të niset në drejtim të polit magnetik (N).
Pasi duhet një forcë për ta nxjerrë sferën e magnetizuar(m) nga mesi i magnetit cilindrik (M), gjithashtu duhet edhe një forcë për ta vërë në lëvizje dipolin magnetik (dm) drejt polit magnetik (N).
Eksperiment 3
Tani për dallim nga eksperimenti i dytë, në këtë rast i rrotullojmë polet e magnetit cilindrik, ku në vend të polit magnetik të jugut (S) të magnetit cilindrik (M), vije poli magnetik i veriut (N) dhe anasjelltas. Ashtu sikur më parë edhe në këtë rast sferën e magnetizuar e lëshojmë në brendi të polit magnetik të veriut (N) të magnetit cilindrik (M). Edhe në këtë rast do të vërtetohet tërësisht ngjashëm sikur në rastin e parë, sfera sapo të arrijë në mesin e magnetit ajo do të ndalon, dhe nuk shkon tutje në drejtim të polit magnetik të jugut (S) ashtu sikur shihet në figurën 4. b).
Lidhshmëria në mes eksperimentit dy dhe tre
Po t’i bashkojmë të dy eksperimentet në një eksperiment të vetëm, duke supozuar se dy sferat e magnetizuara (m1) dhe (m2) i afrojmë në të dy polet magnetike (N) dhe (S), do të shohim se të dy sferat e magnetizuara lëvizin në drejtim të qendrës së magnetit, dhe ndalojnë aty në të njëjtin vend të dyja. Çka do të thotë se sferat në brendësi të magnetit lëvizin në drejtime të ndryshme, me ç’rast në eksperimentin e dytë sfera e magnetizuar lëviz nga poli magnetik i jugut (S) në drejtim të polit magnetik të veriut (N), kurse në eksperimentin e tretë sfera e magnetizuar lëviz nga poli magnetik i veriut (N) në drejtim të polit magnetik të jugut (S). Por në të dy eksperimentet sferat ndalojnë në mes të magnetit, dhe aty mbesin të bashkuara të dy sferat e magnetizuara ashtu sikur shihen në figurën 4. c).
Këto sfera mbesin të bashkuara në brendi të magnetit për derisa në to nuk vepron ndonjë forcë e jashtme që i nxjerr nga brendësia. (VIJON)