FUSHATA KUNDËR UÇK-së?

19 shtator 2018 | 11:14

Jakup Krasniqi

(UÇK-ja e ka përfunduar misionin e saj fisnik, lëne rehat)

Fushata kundër Ushtrisë Çlirimtare nuk është e re, ajo ka filluar që në ditët e para të lindjes së saj dhe nuk ka pushuar as gjatë luftës dhe as pas saj, ka vazhduar deri në ditët e sotme. Kësaj lufte të turpshme, të pandërprerë që nga viti 1993/94 e në vazhdim, në mënyrë të organizuar nuk i është përgjigjur asnjë komunitet i organizuar i shoqërisë sonë, filluar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Sistemi i Drejtësisë e as ndonjë segment i politikës shqiptare në përgjithësi, qofshin ata në pushtet apo në opozitë. Madje sot nuk po dihet se, kush më shumë është duke e dëmtuar. Ata që nuk e deshën kurrë, pse luftën çlirimtare nuk e patën qëllim apo ata që nuk po dinë ta mbrojnë e ta duan kryeveprën e tyre! Bindja ime është që këta të fundit janë duke ia dhënë grushtin e fundit, grushtin e nokdaunit klasik.

Prandaj, populli ynë nuk thotë kot, “dikush donë t’i ngjet vetullat, e t’i nxjerrë edhe sytë”. Sytë nuk t’i nxjerrë pse atë e ka qellim, por pse nuk dinë! Padija është nena e budallallëkut! Padija me arrogancën kur bëhen bashkë nuk e humbin vetëm një vlerë, ato e humbin edhe shtetin. Vlerën po e shoh të rrënuar për toke, por cili do të jetë fati i shtetit me ketë shkallë të lartë të padijes në qeverisje e shtetndërtim?!
Një gjë duhet të jetë e qartë për çdo kontribuues të lirisë, të çlirimit, të pavarësisë e të shtetndërtimit! Padija, lakmia, grykësia, shpirtngushtësia, kanë përmbysur edhe shumë perandori milionëshe e jo më shtete minore si ky i yni! Kujton esull Perandorinë Osmane, Sovjetike e Jugosllave! Prandaj, këto vese shkatërrimtare për demokracinë e shtetndërtimin, domosdo duhet t’ua lëshojnë vendin atyre që dinë, që duan dhe e kanë përkushtimin për ta ndërtuar shtetin e së drejtës, shtetin për të cilin janë bërë të gjitha sakrificat e kombit që nga vitet 1912/1913 e deri në luftën e fundit 1998/99.

Një gjë duhet që ta dimë të gjithë, si luftëtarët e rrejshëm e më shumë ata të vërtetët e akoma më shumë ata që duan ta ruajnë pushtetin me votuesit “luftëtarë”, le ta dinë se bash ata po bëhen rrënues të ardhmërisë se kombit në përgjithësi e të rinisë në veçanti. Koha është për një reflektim të thellë sa nuk është bërë vonë!
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sot nuk janë duke e dëmtuar kundërshtaret e saj tradicional, brenda e jashtë Kosovës. Jo, janë duke e dëmtuar ata që po e pengojnë funksionimin e shtetit të se drejtës, bash ata që po thirren në luftën dhe kontributin personal e familjar. Ata po harrojnë se për kontributin e djeshëm, le të marrin mirënjohje e dekorata, mbase vetëm për këto kanë mbetur. Kombi dhe vendi kanë nevojë për njerëz që dinë të kontribuojnë për sot e nesër. Sot, pak kush është duke e mbrojtur luftëtarin liridashës dhe historinë e lavdishme të UÇK-së, por edhe më keq, ata janë duke e dëmtuar edhe ardhmërinë e vendit dhe të kombit. Ata po nëpërkëmbin çdo vlerë kombëtare, të djeshme a të sotshme.

Njerëzit tanë që sot e përbëjnë shumicën dhe njëkohësisht perspektivën e kombit, janë 20-25 vjeçarët, ata të cilët vetëm kanë dëgjuar për luftën, por e sotmja, perspektiva që po e prekin për ditë, nuk po i lejon ata që ta shohin luftën si vlerë. Ata po dëgjojnë edhe tregime të tjera! Gjuha e juaj e pa artikuluar më shqipen letrare, kultura e komunikimit në institucionet e shtetit, në institucionet e arsimit të lartë, të mesëm e fillor, në administratë e medie, nuk jeni duke ua mbushur mendjen se këtu ka zhvillim, siguri për punë e progres. Sa për vlerën e nëpërkëmbur nga vetë krijuesit e saj as mos të flasim. Ajo, jo vetëm ka shpërthyer turpshëm, por edhe me arrogancë ditëve të fundit.

Gjeneratën e re, nuk po e lejoni ta shoh perspektivën, ju rrahagjoksit e luftës që rinia jonë, djemtë e vajzat e mrekullueshme ta sheh perspektiven në Republikën e Kosovës!
Kjo është tepër e dhimbshme! Besimin rinisë nuk mund t’ia kthejnë ata që ia humben çdo shpresë!
Vetëm ata që dinë e duan dhe kanë dashuri për shtetin e kombin, i kanë gjasat ta rikthejnë perspektiven e njerëzve tanë!
Ekziston rreziku real, zhbërja e shtetit nga bërësit e lirisë! Kjo është e dhimbshme!
E dhimbshme, shumë e dhimbshme! Xha Rapushi i Musarajt, i një kohe tjetër po na përsëritet dhe jo vetëm në letërsi, por edhe në politikë e kudo tjetër!
Do të ishte me fat çlirimi i njerëzve nga ky mentalitet rrënues i musketarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin e përhershëm me…