Fushata për zgjedhjet në Mitrovicën Veriore do të jetë nga data 12 deri më 27 nëntor
21 tetor 2020
| 16:48
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që fushata zgjedhore në Mitrovicën Veriore të jetë nga data 12 nëntori deri më 27 nëntor, ndërsa për zgjedhjet në Podujevë do të diskutohet të enjten për të parë se a do të përsëriten aktivitetet edhe njëherë.
Në mbledhjen e së mërkurës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marr vendim për miratimin e planit të buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe buxhetit shtesë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës.
Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar është në shumën 193 mijë e 181 euro. Në kuadër të këtij buxheti janë paraparë dy raundet, ashtu siç kërkohet me ligj.