Fushata zgjedhore, monitorohet gjuha e përdorur në rrjete sociale
Studentë të gazetarisë po monitorojnë diskursin e kandidatëve dhe partive politike në rrjete sociale, gjatë fushatës zgjedhore.
Kjo po ndodh pasi që javën e kaluar Demokracia për Zhvillim (D4D) bashkë me partitë e mediat nënshkruan kodin e mirësjelljes në bazë të të cilit synohet të përmirësohet diskursi në zgjedhjet lokale.
“Deri më tani nuk kemi hasur në ndonjë diskurs toksik, gjuhë të urrejtjes apo lajme të rreme të cilat mund të ndikojnë shumë në proces”, deklaroi Meta për RTV Dukagjinin.
Ai tregon hapat që do të ndërmerren nëse ky kod nuk respektohet.
“Ne së pari do të kontaktojmë akterët që shkelin këtë deklaratë. Nëse nuk ka reagim nga ta, ne do të kontaktojmë PZAP-në për të parë mundësitë që kjo gjuhë të sanksionohet”.
Edhe profesori universitar Alban Zeneli shpreson se ky memorandum do të sjellë një fushatë më të qetë.
Por sipas tij organizimi i fushatës në formën online mund të paraqes një tjetër problem.
“Mirëpo pandemia është një faktor që mund të shtyjë në përdorimin e gjuhës së papërshtatshme në rrjete sociale. Dihet se tashmë shumica e partive fushatën e kanë koncentruar në rrjete sociale, e rrjedhimisht aty gjuha çdo ditë mund të ashpërsohet”.
Disa subjekte politike fushatën e kanë transferuar në rrjete sociale për shkak të masave anti-Covid./