FUSHATA ZGJEDHORE NË KOSOVË DHE FUSHATA KUNDËR ALI AHMETIT E ALBIN KURTIT

12 shkurt 2021 | 01:36


Ismet Sylejmani

Sa më shumë qe po afrohet 14 shkurti dita kur do te mbahen votimet ne Kosove, edhe me shume po intensifikohen publikimet e shkrimeve te rrejshme ne portale inekzistente e anonime, shkrime te cilat kane per personazhe te tyre themeluesin e UÇK-ve, ish-Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Udhëheqësin e popullit shqiptar e Liderin e BDI-së Ali Ahmetin dhe Liderin e Vetvendosjes e ish-Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin!

Këto shkrime shihet qartë se e kanë të njëjtin burim dhe në të njejtën kuzhinë përgaditen e shpërndahen për ushqim helmues kundër popullit shqiptar!

Armiqtë e vjetër dhe armiqtë e rinjë të Ali Ahmetit dhe të Albin Kurtit, kundërshtarë këta të mëdhenjë të BDI-së e të VV-së, bëjnë orvatjet e pandërprera që ti armiqësojnë këto dy figura të mëdha e të shquara te popullit shqiptar dhe partite e tyre ti bëjnë rivale në vend se të ishin motra, sikurse këto dy figura që janë vëllezër të një gjaku, të një ideali e të një kauze të përbashkët, atë të prosperimit dhe të progresit euroatlantik të kombit shqiptar!

Shkrimet se Ali Ahmeti ka deklaruar se Albin Kurti është kështu, apo ashtu, etj., etj.., janë shpifje të kulluara, janë qëllimkqija dhe tendencize!

Ali Ahmeti i ka demantuar publikisht këto shpifje të ulta e të dëmshme, që kanë për qëllim cenimin dhe përkeqësimin e mardhënieve normale, korrekte e vëllazërore të udhëheqësve e drejtuesve politik shtetërorë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut!

Fushata jo vetëm në kohë zgjedhjesh, se Ali Ahmeti është duke etiketuar Albin Kurtin për produkt serb dhe se ardhja e tij në pushtet e rikthen Serbinë në Kosovë, janë broqkulla të gatuara në kuzhinat e Beogradit e Moskës, dhe të shpërndara nga distributorët e shkollës së vjetër antishqiptare maqedone të Mojsovit e Kolishevskit, këto orvatje do të dështojnë me turp, sepse kanë përenduar kohërat e errëta për popullin shqiptar!

Prishtinë, 12 Shkurt 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonasja 72 vjeçare, Radica Stankoska nga Kërçova gjatë ditës së…