Fushatë intensive e 109-shit të AAK-së, e mbështetje e fuqishme nga bashkëluftëtarët dhe qytetarët
Kandidati për deputet i AAK-së me numër 109, Ramush Ahmetaj, ka vazhduar sonte fushatën edhe në Rogovë të Hasit, me bashkëluftëtarë dhe komandantë të spikatur të UÇK-së.
Ahmetaj ka theksuar se ishte një takim madhështor në përkrahje të Koalicionit “Për Kosovën Fituese” 137 të Ramush Haradinaj për kryeministër.
“Banorët e Rogovës së Hasit, njerëzit e rezistencës, përkrahësit e pa rezervë të UÇK-së edhe kësaj radhe në përkrahje ‘Për Kosovën Fituese’. Dita për fitoren e madhe erdhi, falë atyre që ranë për liri, falë atyre që luftuan për të qenë të lirë dhe falë atyre që nuk harruan. Me Ramush Haradinaj kryeministër fiton familja shqiptare, fiton rinija, fiton e gjithë Kosova”, ka shkruar Ahmetaj në Facebook.
“Ne garojmë për të bërë sa më shumë punë për të ardhmën e sigurt të popullit tonë, me ata që duan ta mbajnë peng Kosovën për interesa të Beogradit. Kanë mbetur edhe pak ditë deri në festën e madhe, në festën e fitorës, së bashku me Ramush Haradinaj kryeministër”, ka shkruar Ahmetaj.