Fushatë midis urtësisë dhe urrejtjes

28 janar 2025 | 13:08

Behxhet Sh.  SHALA – BAJGORA

Shvarc në zemër, Shvarc me gojë: Fushata deri më tani kryesisht ishte e urtë, jotensionuese dhe qytetare përjashtuar përshkallëzimin e stisur të partisë multietnike VV-së që bëhet për ta larguar vëmendjen nga impotenca e qeverisjes sikur edhe për të fituar vota. Fushata e VV-së nënkupton ekskluzivisht fushatën e Albin Kurtit, edhe kur flasin ameba politike apo kryetari i Kuvendit sikur edhe mendermethënë  ministrja për MPJD-së, Donika  Schwarz. Ky farë peci i Albinit po lufton në ligjet e anatomisë duke bërë përpjekje që ta rrisë mbiemrin në diçka më të madhe përmes fyerjeve dhe korrupsionit përmes subvencioneve. Haxhi Qamili pak po dëgjohet. Kjo është anëtarësia e Guxo, e shkrirë në VV. Nëse këta tre sistemohen, konsiderohet se janë përmbushur synimet e Guxo. Dikur Perandoria Otomane, njësitë më të guximshme dhe më të pamëshirshme i formonte nga fëmijët që i merrte peng në vendet e pushtuara të cilët i ushtronte të kryenin krimet më të tmerrshme pikërisht kundër popujve të cilit i takonin. Këta ishin jeniçerët e njohur për mizori dhe monstruozitet. Jeniçerët e LDK-së, tash në radhët e ushtrisë vrastare virtuale të VV-së multietnike, Donika Schwarz, peci i Albinit dhe Haxhi Qamili, luftën më të madhe e bëjnë kundër LDK-së në përpjekje për ta dëshmuar rolin e rrogëtarit ndaj zotëriut të tyre dhe pronarit real, Padishahut Albin Kurtit të Dytë për ta bërë Albin  Kurti i Tretë. Haxhi Qamili nuk ka kapacitet as për pordhë lokale e lëre më të ushtrojë ndikim nga “hamami i Hyrës” nga dolën Guxo dhe Alternativa e Zdravo Mimozës. Trojka e Guxo, bashkë me kuislingen Vojsa Osmani e masakruan LDK-në duke e përgjysmuar dhe shndërruar në pre të lehtë për kanibalët parapolitik të VV-së. Në rrethana normale asnjë votues i vërtetë i LDK-së, në asnjë rrethanë nuk do ta votonte VV-në dhe rroshkopellon Kurti. Në rrethana të ikjes së trurit për një bythë karrige, atë çka e bënë kuislingia Osmani, me mercenarët Schwarz, peci i Albinit dhe Haxhi Qamili shitet si vlerë e shtuar e demokracisë – tradhtisë e që do iu kthehet shumë shpejt. Vojsa Osmani, si dhunuese e rugovizmit, po përpiqet të bëhet rugoviste duke e rregulluar xhipin e Rugovës e që e ka vendosur në shesh të kryeqytetit, përballë Kuvendit të Kosovës. Simulon përcaktimin rugovist, me para të qytetarëve të Kosovës që me njëqindmijë probleme i paguajnë faturat e rrymës së nënshkruar nga knjazi i kontrabandistit me rrymë, “Bacës Martin – GEN-it, dhe ndërmarrjes së përbashkët të strukturuar kriminale të quajtur KOSTT-i që, përveç rrymës, ua mërdhiu qytetarëve me fatura kriminale të nxemjes.

Një katastrofë elementare njerëzore dhe kombëtare, urrejtëse patologjike e Bacë Adem Demaçit, ish të burgosurve politikë, UÇK-së, luftëtarëve të lirisë dhe patriotëve të vërtetë përveç se pati deklaruar se kishte dërguar dosje në Hagë kundër luftëtarëve të lirisë, u lavdërua nga Ivica Daçiq në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për kontribut të saj kundër kriminelëve të UÇK-së në përgjithësi dhe kundër Hashim Thaçit,  Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep  Selimit, në veçanti. Për luftëtarin e orëve të para të UÇK-së që bëri një luftë të papërsëritshme dhe heroike, me tërë familjen, Ramush Haradinaj, me dy vëllezër heronj të kombit, Luanin dhe Shkëlzenin, urrejtja patologjike kundër shqiptarëve patriotë, Donika Schwarz, nuk pati kurrë asnjë cilësim përveç se është kriminel dhe se të tillë janë edhe luftëtarët e tjerë të lirisë. Me urrejtjen dhe imagjinatën e shëmtuar ia kalon edhe Danica Marinkoviqit dhe Hajrie Spikericës.  E paskrupullt, pa asnjë mëdyshje! MPJD e ka shndërruar në vend ku me ligj mbrohet prostitucioni diplomatik. Edhe nga vet KM Kurti. Kjo është turpi i Kosovës, deri më 9 shkurt 2025. Pa asnjë rezultat pozitiv, as brenda e as jashtë vendit. A ka diçka më të turpshme se kur kjo karikaturë politike përqesh 30 vitet e burgut të Bacë Adem Demaçit, luftën titanike dhe plagët e Ramush Haradinajt, gjakun e derdhur për liri të Luan dhe Shkëlzen Haradinajt, shekuj e shekuj burgje politike si dhe luftën e lavdishme të së Lavdishmes Ushtri Çlirimtare e Kosovë, me Komandantin Legjendar, Adem Jashari. Kjo, që moti e ka dëshmuar se përveç se është Schwarz (katran) në zemër, e tillë është edhe në të vjella kundër çdo vlere njerëzore dhe kombëtare.

Fushata ka hyrë në dy javët e fundit ne ç’rast nga Albin Kurti dhe vartësit pa kurriz, dinjitet dhe integritet po shpërndahet urrejtja jonormale kundër çdo gjëje normale që ndërlidhet me shtetin, institucionet, ligjet, Kushtetutën, mediat, organizatat joqeveritare, sikur të ishim në Bellorusi e jo në Kosovë dhe Shqipëri. Është krijuar një mjedis toksik dhe qytetarët po dhunohen pamëshirshëm nga  “çkapës” të shtetit e që nuk lanë gjë pa kapur, në emër të çkapjes së premtuar. Mediat i sulmon se ia bëjnë publike hajninë dhe impotencën qeverisëse. Prokurorinë dhe gjykatat i sulmon sepse ua kanë hapur rrugën drejt Dubravës dhe Dyzit. Po e sulmojnë opozitën që të mos bëhet pozitë. Po i sulmojnë patriotët e vërtetë në emër të patriotizmit jugosllav. Kanë mungesë të ADN-së kombëtare, janë pa histori dhe pa kontribut për çlirimin dhe lirinë e vendit. Nuk janë veteranë të UÇK-së por vazhdimësi biologjike dhe politike e nostalgjisë jugosllave dhe serbe. Shpirti rugovist është brenda Guxo për aq sa është shpirti patriotik në pjesën dërrmuese të partisë multietnike VV-së që edhe ëndrrat i shohin si në kohën e Titos. Pak ka patriotë sot në VV – ë por ka shumë keqpërdorues të flamurit kombëtar dhe bashkimit kombëtar. Paturpësisht duan të bashkëdyzojnë Hasan Prishtinën me Oliver Ivanoviqin, për qëllime politike. Albin Kurti i do 500.000 vota apo 500 K ndërsa ka mundësi të fitojë maksimumin 250 K (peca). Pastaj, lojën që po e luan duke imponuar  “rregullat e Gotit”, do t’i kthehet si bumerang, nuk është më lojtari, as i vetëm e as kryesori. Zhvillimet ndërkombëtare do të jenë vendimtare për arkitekturën politike dhe shtetërore të Kosovës. Denoncimi i ulët i hermafroditit politik, ndryshe ish-kryetar i Kuvendit dhe kacavjerrja pas Grenellit ishte ballon provues i vet Kurtit përmes lakeut të tij e që u rrëzua nga vet Grenell. Çfarë kohe dhe kush do të besonte se Grenell do të refuzojë vardisjen pornografike të VV-së! Janë këto shenjat e para të kijametit….për VV-në dhe pakurrizorët përfaqësues. Jam i sigurt se Albin Kurti nuk do të jetë në gjendje të pengojë asnjë proces në të ardhmen, edhe nëse llogaritë që pas një viti, kur të shkartiratet Vojsa si presidente, do të provokojë zgjedhje të reja ku do të fitonte si Llukashenko mbi 86 për qind të votave. Asgjë nuk do të ketë prej kësaj pune.

LDK-ja po bënë fushatë amerikane nga ambalazhimi sepse ka futur shumë para në fushatë. Kam përshtypjen se materialisht kanë investuar sa të gjitha partitë tjera bashkë.

PDK-ja po bënë fushatë racionale, pa urrejtje dhe hakmarrje. Edhe kur brutalisht po sulmohet. PDK-së po ia fusin vezët e qyqes duke e akuzuar se ka marrëveshje të fshehtë me partinë multietnike VV-në për koalicion pas zgjedhjeve, me Bedrushin  kryeministër dhe Albushin president. Lajme të Hajrie Spikericës dhe Mimoza Zemlakices.

AAK-ja po bënë fushatë tradicionale, duket se po forcohet mirë kurse Nisma ka “veç Vepra”. Hajgarexhinjë të mëdhenj janë Nisma (ë)tarët.

Koalicioni për Familjen po e bënë fushatën sipas organizimit të treshes, sikur të kishin dalë nga LPK-ja. Ndoshta ngjallen pak …tri ditë para Bajramit (zgjedhjeve).

Rezultatet e projektuara: Partitë shqiptare që do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës,  lehtësisht mund t’i marrin mbi 60 deputetë. Partia multietnike VV do të luajë për shifrën e 41 deputetëve për ta kallur lojën në të ardhmen. Problem do ta ketë. Shumë problem. Formimi i qeverisë do të ngjajë me Darkën e Fundit ku Jezusi iu drejtohet apostujve në fjalët se: “dikush nga ju do të më tradhtojë…”. Ashtu edhe ndodhi, Jezusi nuk e pati fundin e mirë.

LDK-ja po bënë fushatë intensive, Miri i Gjikës ka fuqi fizike të një gladiatori por edhe truri po i punon mirë.

Edhe Bedri Hamza ka kondicion të lakmueshëm, fizik dhe mendor.

Me rastin e vdekjes se Janullatosit, sipas disa burimeve thuhet se me propozimin e Dejona Mihalit janë shpallur tre ditë zie. Kurti iku në Davos kurse Schwarz, u azilua në një strehimore azili në Washington, në hotelin “Waldorf Astoria”, vend i specializuar për të pastrehët, me një pagesë modeste prej 3500 dollarë nata  Kështu veprojnë ata që e marrin pushtetin, për ta dhunuar shtetin!

Partia multietnike VV-ja është ende e para, pa një diferencë të madhe. PDK-ja nuk është keq, LDK-ja do të rritet më së shumti. AAK-Nisma është mbi 10 për qind, Koalicioni për Familjen, nuk e besoj se merr në thua në prag. Shpërndarje votash, si asnjëherë më parë.

VV-së sot i erdhi një përkrahje e madhe, nga akademik Rexhep Qosja dhe historiani i të gjitha regjimeve, Hakif Bajrami. Akademik Rexhep Qosja po mbështet, solidarizohet politikisht dhe intelektualisht me akademikun e VV-së, Agim Bahtirin. Çfarë energjie e çfarë sinergjie!

Si intelektual dhe mendimtar, Rexhep Qosja përbënë ajkën e trurit kombëtar. Mendoj se Enver Hasani dhe Rexhep Qosja janë në mesin e 10 intelektualëve shqiptarë, kudo që jetojnë shqiptarët në botë. Si politikan, Enver Hasani ka qëndrueshmëri dhe parimësi profesionale ndërsa Rexhep Qosja fare pak merr vesh në politikë prandaj, me dashje hynë në shërbim të mediokritetit politik. Është mëkat që një dijetar si Rexhep Qosja të mbytet në batakun e mediokritetit politik aq më parë që ka dështuar në çdo përpjekje politike. Hakif Bajrami mbështillet me një sofizëm provincial, e ka ambalazhimin e Bacë Adem Demaçit kurse përmbajtjen e Albin Kurtit e që janë pozicione krejtësisht të papajtueshme. Albini i ditëve tona nuk ka asgjë të përbashkët me Bacë Adem Demaçin. Ose, thënë figurativisht, Albin Kurti është vazhdues i veprimtarisë humane, politike dhe kombëtare për aq sa unë jam vazhdues i politikës së Dobrica Qosiqit.

Për kënd duhet të bëhet gara: VV-ja, PDK-ja, LDK-ja, AAK- NISMA kanë një bërthamë të votuesve tradicionalë dhe, nëse duan të kalojnë sa më mirë duhet të përpiqen të fitojnë votat e: 1. 150.000 votuesve të rinj që votojnë për herë të parë. 2. Votuesve të “fjetur”, të papërcaktuar dhe 3. Votuesve nga diaspora.

Po, për një jam i sigurt se nuk do të ketë qeveri vetëm me një parti si pas zgjedhjeve të vitit 2021. Kush me kë bënë koalicion, është pyetje për 99 cent jo për një milion dollarë. Rezultati në këto zgjedhje do të ndikojë edhe në rezultatin e zgjedhjeve lokale prandaj, VV-ja në asnjë rrethanë nuk duhet ta humbë Shtimen ku sundon “çlirimtari” e që materialisht përkrahet nga Hekuran paramilitari.  Akademik Rexhep Qosja në arsyetimin klientelist pse duhet të përkrahet dhe votohet VV-ja, askund nuk e thekson suksesin e madh që e ka VV-ja në Shtime ku mbrohet bastioni i fundit i një injorance politike. Kosova po hynë në një labirint turbulent ku të gjitha rrugët, siç thuhet nuk çojnë në Romë por në veri të Kosovës. Aty Kosova ose do të bëhet shtet, ose do të ikën për lesh. Në vend të politikës përafruese dhe përbashkuese, Kurti, duke nënçmuar poshtërsisht opozitën e ka hapur Kutinë e Pandorës, pa mundësi të fusë brenda Kaçketën, Faraonin egjiptas, Lenka Çukon dhe akademik Agim Katravellën, kandidatë serioz për Listën Esenciale të Thesarit të shtetit amerikan. Drenica nuk duhet ta pengojë fushatën e Albin Kurtit, duhet ta presë bujarisht por nuk duhet të lejojë që Kompleksi i Prekazit të vizitohet nga Mimoza Zemlakica, Hekuran  Paramilitari, Lenka Quko, Kaçketë Dezertori, Hysen Frikacaku, Shemë Faqeziu, Komandant Pasuli dhe Katrane Shvarci, si parandalim i ndotjes kombëtare, politike dhe shpirtërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerta Deliu-Kodra, kandidate për deputete nga PDK, e cila garon…