Fushatën e hap më 17 shtator, zgjedhjet mbahen më 17 tetor, kërkon votën për numrin 17
17 shtator 2021
| 15:05
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për asamblenë komunale në Prishtinë, Muhamet Selmani, ka hapur sot, më 17 shtator, fushatën për zgjedhje lokale të 17 tetorit.
Selmani në listën e PDK-së mban numrin 17, ndërsa PDK-ja ka numrin 177.
“Sot 17 shtator, hapja e fushatës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021. Gjithçka po fillon dhe po lidhet me numrin 17, e edhe unë nuk mundem të i largohem numrit 17. Ju faleminderit të gjithëve që po më përkrahni dhe mbështetni kandidaturën time dhe numrin 17. Respekt e vikend të mirë”, ka shkruar Selmani.