Fushë-Kosova bëhet me nënstacion të ri energjetik, përfitojnë 15 mijë banorë dhe biznese

20 dhjetor 2024 | 13:44

Në Fushë-Kosovë është inauguruar sot nënstacioni i ri i KOSTT-it, që pritet të përmirësojë furnizimin me energji elektrike për 15,000 banorë dhe biznese të kësaj komune.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë ceremonisë së inaugurimit, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të furnizimit me energji në Kosovë.

“Ky nënstacioni pritet të ketë një ndikim të konsiderueshëm në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike tek qytetarët e komunës së Fushë Kosovës, duke siguruar më shumë stabilitet për konsumatorët dhe duke ndihmuar në plotësimin e nevojave në rritje të rrjetit energjetik të vendit”, ka thënë Rizvanolli.

“Nënstacioni në Fushë-Kosovë është ndërtuar me teknologji të tensionit të lartë, ajo me izolim me gaz (Gas Insulated Sëitchgear – GIS), e cila ofron siguri maksimale në operim dhe minimizon ndikimin në mjedis”.

Ky projekt, sipas ME-së, ka blerën totale prej 6.44 milionë euro, dhe përfshin investime në linjat e transmetimit dhe shërben për rritjen e kapaciteteve të rrjetit energjetik në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së në Shqipëri, Gazmend Bardhi,…