Fushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës do të kenë edhe reduktime të ujit

30 gusht 2022 | 19:38

Në Fushë Kosovë, Kodër të Trimave, lagjen “Arbëria”, lagjen “Çamëria” dhe pjesën e Medresesë, si dhe në një pjesë të lagjes “Kalabria” do të ketë reduktime të ujit.

Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, duke sqaruar se reduktimet e ujit vijnë pas ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik dhe do të vazhdojnë deri në sanimin e këtij defekti.

“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, jemi të detyruar që përkohësisht deri në aftësimin e defektit nga ana e KEDS/KOSTT të bëjmë reduktime të ujit për Fushë Kosovën, Kodrën e Trimave, lagjen Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, Lagjja Çamëria dhe pjesa e Medresesë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, e ka publikuar një…