Fushë Kosova fiton me rezultat zyrtar ndaj Ulpianës

04 prill 2023 | 16:37

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka analizuar ndeshjet e javës së 27-të në Superligë dhe javën e 20 në Ligën e Parë.

Me këtë ras Komisioni ka vendosur që ndeshja Fushë Koosva – Ulpiana të regjistrohet me rezultta zyrtar 3:0 në favor të Fushë Kosovës pasi Ulpiana ka aktivizuar në lojë një futbollistë pa drejtë loje.

Më poshtë keni vendimet Komplete:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 27-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 20-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë, me përjashtim të ndeshjes Fushë Kosova – Ulpiana të cilën KG e regjistroi me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Fushë Kosova“.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të FC ”Phoenix”, Amir Prishtina nr fanelle 23 dhe nr ID 001193M94. Motivi: Ndërhyrje e palejueshme si lojtar i fundit për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Feronikeli 74 – Phoenix.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Ulpiana”, Ardian Musliu nr fanelle 2 dhe nr ID 00174M97 . Motivi: Aktivizohet në lojë edhe pse ishte paraprakisht i ndëshkuar me katër kartonë të verdhë (nuk kishte drejt loje). Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Fushë Kosova – Ulpiana.

Ndaj: FC ”Ulpiana”. Motivi: Aktivizon në lojë lojtarin me nr fanelle 2 Ardian Musliu dhe nr ID 00174M97. Lojtari kishte paraprakisht katër kartonë të verdhë dhe nuk kishte të drejt loje. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Fushë Kosova – Ulpiana.

Ndaj: Lojtarit të FC “Drenica”, Agim Zeka nr fanelle 28 dhe nr ID 024459M98. Motivi: Në min e 36-të ndërhyn ashpër ndaj lojtarit kundërshtar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita – Drenica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, nisi fjalën hyrëse…