Fushë-Kosova me rrethinë pa rrymë nga ora 12:00-15:00, njoftohet për një intervenim emergjent

26 dhjetor 2024 | 13:04

Nga ora 12:00 deri në 15:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesë Fushë Kosova me rrethinë.

Kështu ka bërë me dije Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), i cili ka njoftuar se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimin emergjent në transformatorin energjetik TR2 110/35kV në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1, sot me datë 26 dhjetor 2024, nga ora 12:00 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e këtij transformatori në nënstacionin në fjalë.

“Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga transformatori energjetik TR2 në NS Prishtina 1, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Fushë Kosova me rrethinë (reduktimi i parashikuar 47 MW)”, ka njoftuar KOSTT-i.

KOSTT-i ka thënë se punimet në fjalë realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 1.

KOSTT-i ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Frederic Veselit, kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia po…