Fushë – Kosova ndan rreth 335 mijë euro për arsim
16 korrik 2024
| 13:45
Komuna e Fushë – Kosovës ka bërë me dije se ka ndarë rreth 335 mijë euro për mbështetjen e arsimit.
“Drejtoria Komunale për Arsim në Fushë – Kosovë për ngritjen e cilësisë dhe mbështetjen e arsimit ndan mbi 334 mijë euro. Bazuar në thirrjen e datës 15 prill 2024 përmes së cilës Komuna e Fushë – Kosovës ,konkretisht Drejtoria Komunale për Arsim ka lansuar thirrjen për ‘Mbështetje financiare për studentë”. Nga kjo thirrje DKA ka ndarë shumën mbi 334 mijë euro për kategoritë që kanë qenë të specifikuara në thirrjen e publikuar. Numri i përfituesve do të jetë mbi 800. Në ditët në vijim do të publikohen listat dhe shumat për secilën kategori përfituese nga kjo thirrje”, ka njoftuar Komuna e Fushë – Kosovës.