Fushë-Kosova që një javë pa ujë të pijshëm, KRU Prishtina nuk jep asnjë informatë
U bënë një javë që qytetarët e Fushë-Kosovës kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
KRU Prishtina pati njoftuar se kjo ka ardhur si pasojë turbullinave në kanalin e Ibër Lepencit.
“Dy-tri ditë ka pasur nga një orë ose dy me reduktime, tash 3-4 ditët e fundit hiq”, thotë një banor i lagjes “Dardania” në Fushë-Kosovë.
“Me qëllim të përmbushjes së nevojave për furnizim me ujë për pije, pas situatës me turbullirë në kanalin e Ibër Lepencit dhe nё pamundësi tё bëjmë furnizimin e rregullt te tё gjithë konsumatorët, sot më datё 29.11.2023 e kemi parë nevojën pёr t’ju ofruar shërbim tё furnizimit me ujё konsumatorëve, përmes autoboteve”, pati deklaruar KRU Prishtina, duke theksuar se autobotet do të lëvizin në të gjitha zonat e Fushë-Kosovës.
Banorët e kësaj komune që një javë po detyrohen ta blejnë ujin, ndërkaq KRU Prishtina nuk ka dhënë asnjë lajm se kur do të merr fund ky problem.