![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/346938716_6428704553860506_3505495482651825232_n.jpg)
Fushë Kosova rikthehet në Superligë
13 maj 2023
| 17:33
Fushë Kosova do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës nga sezoni i ardhshëm.
Skuadrës së drejtuar nga Burim Shala i mjaftoi një barazim sot ndaj Ramiz Sadikut, për ta siguruar edhe matematikisht rikthimin në elite.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Ekrem Grajqevci” përfundoi me rezultatin 2:2.
Kësisoj, Fushë Kosova u shpall kampione në Grupin B të Ligës së Parë, një xhiro para mbylljes së sezonit.
“Pampurat” kanë grumbulluar 56 pikë pas 26 xhirove, gjashtë më shumë se Ulpiana, që renditet e dyta.