Fushë-Kosova, vendtakimi i radhës i deputetëve me qytetarë
03 prill 2019
| 08:50
Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019.
Gjatë takimeve publike nëpër qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.
Takimi i radhës do të mbahet në qytetin e Fushë-Kosovës, të mërkurën, më 3 prill 2019.
Takimi mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë dhe fillon në orën 14:00.
Deputetët pjesëmarrës: Doruntinë Maloku-Kastrati – LDK, Flora Brovina – PDK, Fitore Pacolli – Dalipi – LVV, Ahmet Isufi – AAK, Shqipe Pantina – PSD dhe Haxhi Shala – Nisma.