Fushë-Kosova zgjedh sportistët më të mirë për vitin 2024
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Fushë-Kosovë ka organizuar mbrëmjen përmbyllëse të vitit ku edhe u bë zgjedhja e krijuesit të vitit dhe dhjetë sportistëve më të dalluar, klubi më i dalluar, trajneri më i mirë i vitit, gjyqtari më i mirë, punëtori sportiv, veterani i sportit si dhe shpresa e sportit.
Në fjalën e hyrjes në këtë manifestim madhështor, zëvendëskryetari i Komunës Besnik Osmani tha se komuna e Fushë-Kosovës edhe në këtë vit shquhet për arritje të shumta në kulturë dhe sport.
Projekte të shumta janë realizuar në këtë vit, por viti i ardhshëm do të gjejë një infrastrukturë sportive më të mirë duke iu ofruar kushte dhe mundësi më të mëdha sportistëve dhe komunitetit të kulturës.
Fitues në sport ishin:
Çmimi për kurajo – Jara Hasolli
Çmimi për sportist i guximshëm – Shaip Loshi
Çmimi për sportistin veteran – Faik Sylejmani
Mirënjohje për korin siparantum – Genc Restelica
Klubi më i dalluar i vitit 2024 është shpallur klubi i volejbollit për femra “Fushë-Kosova”.
Trajneri më i dalluar i vitit është zgjedhur Istref Elezaj për sporte kolektive.
Gjyqtari më i dalluar – Besar Beqiri
Shpresa e sportit – Enes Pllana
Punëtori më i dalluar sportiv: Burim Berisha
Ndër dhjetë më të mirët u renditën:
- Valëza Gashi – Karateiste
- Arbenit Krasniqi – Futbollist
- Tuana Gërguri – Notare
- Samir Berisha – Futbollist
- Luan Demiri – Karateist
- Sibora Gashani – Volejbolliste
- Luan Rrahmani – Boksier
- Alea Kelmendi – Karateiste
- Muhamedin Veseli – Xhudist,
Sportisti i vitit 2024 në Komunën e Fushë-Kosovës u zgjodh Ilir Krasniqi – futbollist.