Fustani i Princeshës Diana shitet për më shumë se një milion euro në ankand
19 dhjetor 2023
| 11:07
Fustani i veshur nga Princesha Diana në vitin 1985 është shitur në ankand për një çmim total prej 1.1 milion dollarë, që është 11 herë më i lartë se shuma e parashikuar.
Ishte parashikuar se fustan do të shitej për 100.000 dollarë.
Ky fustan i shkurtër përmban pjesën e sipërme prej kadifeje me detaje të qëndisura dhe jastëkë shpatullash. Pjesa e poshtme përbëhet nga një fund i kaltër, një hark dhe një rrip që janë bërë nga organza.
Diana e veshi fustanin në një darkë të organizuar nga kryetari i bashkisë së Firences në prill të vitit 1985 dhe përsëri në Orkestrën Simfonike të Vankuverit në vitin 1986.