Fustani i veçantë shumëngjyrësh i nuses
04 gusht 2020
| 11:09
Gjetja e veshjes ideale të dasmës mund të jetë një zgjedhje e vështirë. Diçka e tillë ishte edhe për artisten Taylor Anne Linko, por u kthye në veshjen më të mrekullueshme të nusërisë.
Taylor dëshironte që fustani i saj i dasmës të ishte i paharrueshëm dhe ta përcillte personalitetin e saj shumëngjyrësh.
Një javë para ditës së madhe, ajo e hodhi idenë e saj në letër, duke krijuar një fustan nusërie me një shumëllojshmëri ngjyrash në pjesën e fundit të tij. Veshja, gjithashtu, përputhej me ngjyrat në flokët dhe buqetën e saj. Pas publikimit të fotove në rrjetet sociale, fustani i saj i nusërisë është bërë menjëherë viral.