Fustani ikonik i Princeshë Dianës del në ankand
19 nëntor 2019
| 11:51
Fustani i famshëm i Princeshë Dianës, që mbante veshur kur kërceu me John Travoltën në Shtëpinë e Bardhë, është nxjerrë në shitje për 350 000 paund.
Princesha e Uellsit i la të gjithë pa mend kur veshi fustanin e mbrëmjes blu kadife në darkën shtetërore në vitin 1985.
Pamjet e saj të vallëzimit u bënë virale në gjithë botë, ndërsa aktori e përshkroi si “një përrallë”.
Fustani do të dalë në ankandin Kerry Taylor Auctions në Londër më 9 dhjetor dhe konsiderohet një nga veshjet më ikonike të princeshës britanike.