Fustani me të çarën e madhe merr vëmendjen e të gjithëve, Georgina Rodriguez shkëlqen e gjitha
16 korrik 2021
| 13:14
Ajo di gjithmonë se si të duket bukur, elegante dhe të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Është fjala për modelen e famshme, Georgina Rodriguez, e cila së fundmi i ka kthyer të gjithë sytë nga vetja.
E dashura e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldoi, ishte e pranishme të enjten në premierën e Festivalit të Filmit në Kanë, Francë.
27-vjeçarja kishte zgjedhur për eventin e rëndësishëm një fustan të gjatë ngjyrë kafe me çokollatë. Fustani kishte një të çarë të gjatë, që i zbulonte këmbët e bonifikuara. Gjithashtu fustani ishte i zbukuruar me lëkurë dhe detaje te shpatulla.